E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon serbi Gjokovic fiton turneun ne Majami

Novak Gjokoviç mundi në finale numrin një të botës Rafael Nadal duke fituar trofeun në turneun Master Series të Majamit. Tenisti serb e mbylli ndeshjen 2-1 me sete (4-6, 6-3, 7-6), duke siguruar suksesin e tretë në këtë vit pas triumfit të Australian Open dhe Indian Uells.

Finalja e turneut ka dhuruar një ndeshje spektakolare që ka mbajtur tifozët në tension deri në gjuatjen e fundit. Numri një i botës, Rafael Nadal do të fitonte setin e parë duke dhënë përshtypjen se do të merrte revanshin ndaj rivalit të tij për humbjen në finalen e Indian Uells vetëm pak javë më parë. Gjithsesi, Gjokoviç do të barazonte në setin e dytë duke e fituar atë me shifrat 6-3.

Seti final do të ishte me të vërtetë spektakolar dhe një “tiebreak” do t’i dhuronte trofeun Novak Gjokoviç. Kjo është fitorja e 26-të radhazi për tenistin serb, i cili nuk njeh humbje që nga nëntori i viti të shkuar. Po ashtu, pikët e marra nga triumfi në turneun Master Series të Majamit, kanë bërë që Gjokovic të ngushtojë më shumë diferencën me Rafael Nadal në krye të renditjes botërore të tenisit për meshkuj, ndërsa tani tenisti serb është shumë pranë ëndrrës së tij për t’u bërë raketa numër një në botë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›