E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinjtë i rriti në Maqedoni

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 12:51

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pranuar se ka bërë operacion për të rritur gjoksin. Pohimin e ka bërë në emisioni “Prive” të Klan Kosovës ku ka thënë se ndërhyrja kirurgjike është bërë në Maqedoni.

Ajo ka mohuar të ketë bërë operacione të tjera në buzë e fytyrë, siç u raportua më herët nëpër disa media.

Dafina ka treguar sesi më herët e ka bërë hundën operacion, porse mjaftohet me kaq dhe nuk do të bëjë të tjera operacione. Ajo, gjithashtu, ka mohuar se ka anuluar koncertet për shkak të sëmundjes së nënës së saj dhe gjithashtu ka treguar se faqet e saj në Facebook vazhdimisht po hackohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›