Dita e trete e Festivalit te Filmit
Nënshkrimi i një pllakati nga personalitete te njohura, ku artistet do te lënë gjurmën e emrit te tyre, do te shërbejë me pas për tu vendosur ne trotuarin përgjatë teatrit “Aleksandër Moisiu”. Producenti amerikan Jan Harlan ishte i pari qe e nisi këtë tradite. Me pas Tinka Kurti dhe regjisori çek, fitues i çmimit Oskar ne vitin 1967, Jiri Menzel ishin protagonistet e këtij nënshkrimi. Bulevardi i Artit do te vijoje ne ditët e tjera me firmat e artisteve te shquar Klaudia Kardinale e Frensis Ford Koppola. Tronditës dhe therës ne te vërtetën qe rrëfen, dokumentari qe fitoi çmimin Oskar, i dha një shtyse te madhe kauzës se mjedisit për te çilen, ish-zv/presidenti amerikan Al Gore ende lufton. Si pjese e seksionit për “Dokumentaret Ndërkombëtare”, “Një e vërtete e Papërshtatshme” u prezantua kështu për here te pare ne festivalin e filmit, si një bashkëpunim me ambasadën amerikane ne Tirane. Kushtuar mjedisit dhe ngrohjes globale pelikula, përcjell një mesazh te forte mbi te ardhmen e planetit. Greta dhe Vilma Zenelaj, dy motrat nga Shkodra, te larguara ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2003, i rikthehen Shqipërisë nga tapeti i kuq i Festivalit te Durrësit. Filmi i tyre “Ne pyll”, ka ngjallur interes mes komunitetit te artisteve amerikan. Kjo jo vetëm për interpretimin e njërës prej motrave artiste, por edhe për regjine dhe prodhimin e pelikulës nga tjetra. Duke ngjitur shkallet e suksesit ne Los Angelos, ato rrëfejnë karrierën. Ne ditën e trete te festivalit te filmit, i cili organizohet nga Bashkia e Durrësit e ka si media partner Vizion Plus, janë shfaqur për konkurrim gjashte prodhime sipas seksioneve te ndryshme.