E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria shpreson një pike

Kjo është fryma qe mbizotëron te kuqezinjtë ne prag te përballjes me gjelat duke shpresuar te forca e grupit sidomos ne mbrojtje ku prapavija ka detyrën me te vështirë përballë emrave si Riberi apo Benzema. Ne ndeshjen me skuadrën e teknikut Blank alternativat janë me te mëdha si asnjëherë tjetër por problemi me i madh është ruajtja nga ndëshkimi i kartonëve pasi 9 lojtare rezultojnë me te verdhe çka do te sillte mungesa ne sfidën e radhës me Luksemburgun. Ndërkohe Klodian Duro aktualisht pa ekip shpreson te ketë një vend titullari ne formacion për te kontribuar për skuadrën ne këtë dite te veçante për çdo futbollist. Por kush do te ishte rezultati me i pranueshëm për kuqezinjtë nga i cili do te ngelnin te kënaqur edhe tifozët e zjarrte? Barazimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›