Dita e tretë e protestave në Oman

Qindra protestues kanë bllokuar hyrjen në portin Sohar në Oman, në ditën e tretë të protestave kundër regjimit.
Ndërkohë, forcat e sigurisë i kanë bllokuar rrugët kryesore që çojnë në qytetin Sohar, 200 km në veriperëndim të kryeqytetit Muskat.
Zyrtarët thanë se një person humbi jetën të dielën, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demonstruesve në rrugët e Soharit.
Omani, i cili sundohet nga Sulltan Kabu bin Said dhe familja e tij, është shkëndija më e re në botën arabe ku po sfidohen autoritetet.