Egjipti ia ndalon Mubarakut të lëshojë vendin

Egjipti ia ka ndaluar ish presidentit Hosni Mubarak dhe familjes së tij të udhëtojnë jashtë vendit, dhe gjithashtu ka urdhëruar ngrirjen e pasurisë së tyre.
Zëdhënësi i prokurorit të përgjithshëm tha se Mubaraku dhe familja e tij janë ndaluar të largohen nga vendi ndërsa po hetohen pretendimet për grumbullmin e pasurisë së tyre.
Mubarak dha dorëhqjen në 11 shkurt pas 18 ditë protestash.
Besohet se ai, gruaja e tij, dy bijtë dhe bashkëshortet e tyre kanë përfituar miliarda dollarë gjatë sundimit 30 vjeçar të Mubarakut.