Dita kombëtare e Kanadasë, koncert simfonik në TOB

Notat muzikore kanadeze dhe shqiptare do të përcillen në një koncert madhështor në kuadër të ditës kombëtare të Kanadasë nga një nga orkestrat e para simfonike të Kanadasë perëndimore me rreth 40 artistë. Dirizhuar nga maestro Bujar Llapaj koncerti vjen nën kujdesin e MTKRS në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Anëtari i bordit dhe menaxher i Orkestrës Simfonike Kanadëze, Paul Mc Ewen, u shpreh se është i interesuar për Shqipërinë dhe se mbrëmjen e sotme do ketë një ndërthurje muzikore,shqiptaro-kanadeze e cila do sjellë emocion për publikun.
Koncerti do të zhvillohet në sallën e TOB në orën 19.00. West Coast Symphony është krijuar në fillim të viteve 70 si nje orkestër amatore harqesh, orkestra prezanton mbi 20 koncerte çdo sezon me një repertor të larmishëm dhe impenjativ dhe së fundmi edhe në Shqipëri.