Ulja e çmimeve rrit konsumin në vend
Ulja e çmimeve të fruta-perimeve ndikon në rritjen e konsumit. Shtimi i prodhimit vendas ka bërë që çmimet të pësojnë një ulje të ndjeshme të këtyre produkteve në krahasim me një muaj më parë.
Sipas tregtarëve çmimet e lira kanë bërë që blerësit të jenë më të shumtë gjatë javëve të fundit. Gjatë verës në tregjet shqiptare shiten vetëm prodhime vendi të cilat janë më të lira se ato të importit.
Konsumi i paktë është një prej efekteve që ka sjellë kriza ekonomike në vendin tonë. Qytetarët duke qenë të pasigurt për të ardhmen duke kursyer më tepër seç duhet duke ndikuar kështu negativisht në ekonomi.