AK proteston për parkun: Një flamur i PD-së për çdo pemë të prerë
Tiranë- Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot kundër shkatërrimit të parkut të Tiranës, ndërkohë që disa aktivistë janë shoqëruar në komisariat nga Policia e Shtetit. Aktivikstë të AK nën moton “Na ishte një herë një park” kanë vendosur nga një flamur të partsë demokratike për çdo pemë të prerë.
Ato ndërkohë kanë ironizuar edhe kryebashkiakun Basha me një tabelë “RRUGA: SOPATAT E BASHËS, ndërkohë që kanë deklaruar se slogani Koha për ndryshim është kthyer sipas tyre në Koha për Shkatërrim.
Kreu i Aleances Rinore Kuq e Zi Adriatik Lapaj deklaroi:
“Partia Demokratike po e shkatërron Shqipërinë duke i vën kazmën dhe sopatën parqeve kombëtare dhe duke grabitur pasuritë e vendit. Qeveria Berisha është shndërruar në një bandë e cila po plaçkit gjithcka nga pasuria jonë kombëtare. Njeriu që qesh nga mëngjesi në mbrëmje para kamerave dhe që sot është kryebashkiaku i Tiranës është vënë në shërbim të mafias së biznesit klientelist dhe po rrënon kurorën e kryeqytetit.
Aleanca Kuq e Zi i ka lënë një ultimatum 2 javorë kreut të Bashkisë Lulzim Basha për të ribere parkun kombëtar dhe ka paralajmeruar për aksione me radikale për të shpëtuar Tiranën dhe pasuritë kombëtare.
Ndërkohë që aktivistët e AK vijojnë të mbeten të dhomate eizolimit në komisariatinn Numër 1. Perfaqesuesit e AK deklarojne se preteksi i shoqerimit te aktivisteve te Aleances KuqeZi lidhej vetem me vendosjen e flamujve te Partise Demokratike në vend te çdo peme të prerë si rrjedhoje e zgjerimit të rrugës së Elbasanit.
/IDEA/