E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, gabinë elektrike në shkollë, nxënësit në rrezik

Një gabinë elektrike rrezikon jetën e dhjetra nxënësve të fshatit Bushkash. Mësuesit e shkollës thone se fëmijët për të shuar kureshtjen tentojnë të hyjnë në gabinë por ndalen nga mësuesit të cilët janë kthyer në kujdestare të tyre. 

MAT- Një gabinë elektrike rrezikon jetën e dhjetra nxënësve të fshatit Bushkash. E ndërtuar para disa vitesh, gabina elektrike ndodhet në mes të oborrit të shkollës 9-vjecare në fshatin Bushkash, jashtë cdo parametri teknik.
Krahas problemeve të shumta në mbarëvajtjen e procesit mësimor, nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle u duhet të përballen edhe me rrezikun për jetën, që vjen nga kjo gabinë elektrike. 
Sipas mësuesit të shkollës, Lulzim Barci, fëmijët për të shuar kureshtjen tentojnë të hyjnë në gabinë por ndalen nga mësuesit të cilët janë kthyer në kujdestare të tyre. Mësues Lulzimi thotë se deri tani fati ka dashur që nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi. Nxenës, mësues e prindër u bëjnë apel të gjitha instancave përgjegjëse që të zgjidhin problemet e shkollës sa të mos jetë vonë. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›