Nikolliç për dialog me Kosovën: Fati, në duart e qytetarëve serbë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç do të kërkojë nga partitë politike që të pajtohen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Pas betimit në postin presidencial, Nikolliç tha për gazetarët se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojnë menjëherë dhe se të gjitha informatat për kushtëzimet eventuale nga Brukseli, do t`i ndajë me qytetarët serbë.
"Ajo që do të ndodhë në Kosovë, nuk është në duart e vetëm një partie politike, por në duart e të gjithë qytetarëve të Serbisë. Dhe, në lidhje me këtë, çfarëdo që të vendosim ne, ata do të vendosin në referendum", u shpreh Nikolliç.
Nikolliç ka fituar zgjedhjet presidenciale në balotazhin e 20 majit, kundrejt presidentit të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiç.