Dita kundër punës së fëmijëve, romët dhe egjiptianët në rrugë

Mendohet të jenë mbi 500 fëmijë në Shqipëri të cilët janë në situatë rruge megjithëse statistikat zyrtare në këtë rast mungojnë. Por fakt është që ka një shtim të numrit të fëmijëve që lypin apo që shehin në rrugët e qytetit. 12 qershori është dita botërore kundër punës së fëmijëve dhe në Shqipëri kualicionet që mbrojnë të drejtat e tyre bëjnë apel qeverisë dhe pushteti vendor ti thonë "stop" shfrytëzimit të fëmijëve.
Daniela Shkalla, drejtuese e një kualicioni për të drejtat e fëmijëve thotë se ata që janë në situatë rrugë janë fëmijët romë dhe egjiptian. Ndërsa në rrugë sot po sheshin e lypin fëmijët e familjeve të varfëra dhe jetimët.
Fëmijë që punojnë në rrugë gjenden më shpesh në zonat urbane, kryesisht në qytetet e mëdha. Kjo edhe për arsyen se fëmijët në fshat punojnë në bujqësi por nuk identifikohen lehtë.
Sipas studimeve lokale shumica e fëmijëve që punojnë në rrugë e kanë braktisur shkollën. Ndërsa janë prindërit ata të parët që u kërkojnë të miturve të punojnë në rrugë për të ndihmuar familjen. Ky fenomen është i përhapur në të gjithë botën. Sipas Organizatës Kombëtare të punës në botë ka rreth 215 milion fëmijë që punojnë ndërsa më shumë se gjysma e tyre shfrytëzohen në format më të këqija të punës.