Ministria e shëndetësisë marrëveshje me qeverinë italiane

Borxhi i falur i Shqipërisë nga qeveria italiane duhet të konvertohet në projektet të shëndetësisë. Kjo do të thotë se rreth 20 milion euro duhet të shërbejnë vetëm për pajisjen e poliklinikave, ambulancave dhe spitaleve me aparaturat e nevojshme. Për këtë Ministria e Shëndetësisë së bashku me ambasadorin e italisë në Tiranë Massimo Gaiani kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi.
"Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet e mundur nisja e tenderit për blerjen e apratuarve të nevojshme për poliklinika. Kjo formulë e re do të thotë se borxhi i kontraktuar më parë nga qeveria italiane me atë shqiptare do të përdoret nga qeveria shqiptare si fond për invesitme të tilla. Italia është mbështetëse kryesore e shqipërisë në projekte të tilla" shtoi Gaiani.
Ndërsa Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili tha se me 5 milion e 80 mijë euro është invesitimi i kryer deri tani me 3 poliklonika, 2 të specilateve në Tiranë, poliklinika 9 dhe 3 dhe një në Korcë.
Invesimet do të vazhdojnë edhe në poliklina e qëndrat shëndetësore në të gjithë vendin me qëllim që pacientët të marrin një trajtim më të specializuar pranë ambulancave dhe spitaleve ku ata jetojnë.