E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorandum mes MTKRS-së dhe ambasadës kineze për vizat

Nëse kinezët në Shqipëri i kemi parë vazhdimisht në fushën e tregtisë, tani e tutje kinezët do sjellin nje tjetër panoramë në vendin tonë, si turistë . Ky ka qenë qëllimi i nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Ministrit të Kulturës Aldo Bumçi dhe Ambasadorit i RP të Kinës Z. Ye Hao për për lehtësimin e procedurave të dhënies së vizave dhe të udhëtimit të grupeve turistike kineze për në Shqipëri.
 

Ambasadori i RP të Kinës bëri me dije se në faqen zyrtare të Ambasadës Kineze ka një hapësirë promovuese për turizmin shqiptar dhe gjithashtu do ndihmojë në botimin e një libri në gjuhën kinezë për promovimin e mëtejshëm.
 

Sipas memorandumit kjo marrëveshje me Kinën i shërben më tej promovimit të vendit tonë dhe rritjen e të ardhurave duke qenë se Kina është një ndër vendet e para në botë, me rreth 70 milionë turistë që dalin jashtë vendit. Në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë do të organizohet në Kinë java kulturore shqiptare ku do të prezantohet edhe një ekspozitë turistike nga Shqipëria
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›