Dita ndërkombëtare e Jazz, tingujt magjik 'pushtojnë' Tiranën
TIRANË- Dita ndërkombëtare e Jazz-it nuk ka kaluar pa vëmendjen e autoriteteve kultutore në vend. Me këtë rast qëndra e kulturës, media dhe botimeve të mbrotjes dhe këshilli muzikor shqiptar organizuan aktivitetin promovues me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit të njohin rëndësinë dhe të ruajnë jazz-in si muzikë të lirisë.
Duke e konsideruar Jazz-in si një zhanër muzikor, i cili flet në shumë gjuhë, për të pranishmit kjo muzike shërben si një lloj komunikimi. Aktiviteti u pasua me një ekspozitë fotografike me fotot e muzikantëve të Jazz-it
UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të 2011-ës. Për premierën e kësaj dite do të mbahet një koncert në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
(el.me/news24/BalkanWeb)