E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji i Evropës, BE-ja fillon nesër aktivitetet edhe në Tiranë

Tiranë- Me rastin e Muajit të Evropës, Bashkimi Evropian do të organizojë një sërë aktivitetesh edhe në Shqipëri.

Gjatë një konference për shtyp, ambasadori i BE- së, Etore Sequi deklaroi se duke filluar  nga dita e nesërme do të fillojnë disa aktivitete në Tiranë. Sipas tij do të ketë organizime sportive, kulturore, sensibilizuese, por edhe argëtuese.

“Në datën 9 maj një numër i madh vrapuesish do të marrin pjesë dhe të mbushin Bulevardin kryesor të Tiranës. Pastaj një javë më vonë nxënës të dy shkollave do të marrin pjesë në atë që quhet Tatri e mjedisit, pasi BE i vlerëson nismat mjedisore. Në 17 Maj do të hapim festivalin e të drejtave njëeriut, ditë e cila korespodon me ditën kundër homofobisë. Kemi Javën e filmit europian, pasi shtetet e BE- së kanë shumë për të ndarë me ju mbi traditën dhe elementët jetësorë. Ne besojmë se të shprehurit në mënyrë artistike është një mnyrë për të bashkuar njerzimin. Gjithashtu do përpiqenmi të integrojmë rininë drejt internetit pasi ata janë e ardhmja e vendit. Ka dhe disa aktivitete të tjera si një koncert në zonën e Bllokut në Tiranë. Ne do të donim që ju të merrni pjesë në këto aktivitete sepse ne besojmë që është një mënyrë komunikimi që neë të mësojmë për njeri tjetrin dhe për të ecur përpara- tha Sequi.

Më tej ai u shpreh se slogani i Muajit Evropian, është Ne rritemi më mirë dhe më të fortë sëbashku, dhe sipas tij ky është dhe qëllimi i organizimit të aktiviteteve.

Në konferencë ishte e pranishme edhe minkistrja e Integrimit, Majlind Bregu, e cila ka ftuar gjithë shqiptarët të marrin pjesë dhe e ka cilësuar këtë ditë si kohën e duhur për të folur mirë dhe për ti lënë përplasjet politike.

Për veç divergjencave në politikë kemi dhe raste kur flasim mirë, siç është moment dhe rruga jonë drejt BE. Unë besoj që ky muaj i aktivitetit që nis nesër, me kotributin e delegacionit europian nuk do të zhvillohet vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Nuk do të mbaroj në 31 Maj, por me mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve ky do të jetë një vit drejt antarsimit europian. Duke ju uruar një muaj të mbarë dhe duke shpresuar antarsimin e Shqipërisë, po ju bëj thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në këto aktivitete. Ne do ta bëjëm pjesën tonë dhe shpresojmë të jemi sa më aktivë- tha Bregu.

Kliti Topalli/ IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›