E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e aseteve, CEZ: Dëmtohet kompania dhe abonentët

TIRANE – Tashmë prej shumë kohësh kompania “CEZ Shpërndarje” po përballet me problemin e vjedhjes së aseteve të saj, të cilat shiten për skrap me çmime qesharake.

“Dëme prej miliona eurosh, të cilat ishin përllogaritur për të bërë disa investime, shkojnë për të zëvendësuar vjedhjet që bëhen në linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë, ose nëpër gabinat tona. Gjithashtu dëmi i konsumatorëve është i shumëanshëm, e para është ndërprerja e energjisë elektrike që sjell dhe shumë probleme sidomos në bizneset private.”- shpjegon drejtori i Mirëmbajtjes dhe Operimit, Ardian Luarasi.

Drejtuesit e CEZ-it shpjegojnë se nga vjedhjet dëmtohet jo vetëm CEZ, por edhe konsumatorët. Një tjetër problem që ngrenë drejtuesit e CEZ është edhe dëmtimi i linjave nga firmat e ndërtimit.

“Rasti më flagrant është firma që po bën unazën e Shkodrës, e cila ka masakruar në kuptimin e plotë të fjalës të gjithë investimin e ri që kemi bërë në firdat tonë 20 që kalojnë në këtë unazë. Gjithashtu ka përmbytur nënstacionin tonë sepse rruga që është bërë nuk ka kullime në të dy krahët.”- u shpreh Luarasi.

Pasojat, në rastet e vjedhjes së aseteve apo dëmtimit të linjave nuk i vuan vetëm kompania por edhe abonentët do të përballen me mungesën e energjisë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›