E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, të shtëna me arme pranë një shkolle, pranga 21-vjecarit

TIRANË- Emiljano Gjoni është ndaluar nga forcat e komisariatit numër 1 Tiranë, pasi ka qëlluar me armë zjarri, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, njëkohësisht duke trembur nxënësit e shkollës 9-vjecare 'Androkli Kostallari' në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në ambientet e rrethimit të shkollës, duke shkaktuar panik të madh tek nxënësit, por edhe prindërit e fëmijëve.

Ndërkohë, ka qënë e menjëhershme ndërhyrja e patrullës së policisë së komisariatit numër 1 , e cila është vënë në ndjekje të autorit, duke bërë të mundur kapjen e 21-vjecarit 100 metra larg shkollës 'Androkli Kostallari'.

Mësohet se Emiljano Gjoni, është person me precedentë penal, i njohur për vjedhje të banesave në kryeqytet, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për shkaqet e një veprimi të tillë.

21-vjecari do procedohet për prishje të qetësisë publike dhe përdorimit të armëve pa leje, por edhe për akuza të tjera që do i bëhen të ditura.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›