Dita ndërkombëtare e dhurimit të gjakut, Vasili pranon mungesën e theksuar
qyteti i Vlorës dhe ka një djalë 7 vjeç të sëmurë me një anemi të theksuar. Që prej 5 vitesh ai sjell djalin e tij në qendrën e transfuzionit, për të marrë gjak. Ai tregon, se jo gjithmonë gjen gjak. Shumë herë i është dashur të kthehet në shtëpi me të birin, pasi rezervat e gjakut kishin mbaruar. Të njëjtin apel të këtij prindi për të shpëtuar jetë, e përcjellin dhe organizmat e tjerë humanitare në vendin tonë. Një nga të cilët është Kryqi i Kuq Shqiptar, i cili prej muajsh po mbledh rezerva gjaku në gjithë vendin. "Kërkesat janë shumë të mëdha, kërkohet 380-400 njësi gjaku, por jo gjithmonë arrihet ky numër, pavarësisht se ne kemi ngritje, dhe vetëm brenda këtyre dy javëve kemi marr rreth 150 njësi gjaku dhe të tjerë institucione janë ofruar për të dhuruar gjak, ne prapë themi ka shumë mungesa për gjak", tha Antimoni Qysku, koordinatore e Kryqit të Kuq Shqiptar. Apeli i strukturave të shëndetësisë çdo vit është, dhuroni gjak të paktën 2 herë në vit, çdo person mbi moshën 18 vjeç dhe që gëzon gjendje të mirë shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë konsideroi këtë ditë si moment të nxjerrjes së disa konkluzioneve të rëndësishme. Me këtë rast, ai falenderoi çdo dhurues vullnetar të gjakut, pasi "është vullnet pozitiv që radhit Shqipërinë në vendet me mentalitetin e duhur për tiu qasur dhe përballuar me këtë problem". Por përpos falënderimeve Vasili ka pranuar, edhe mungesën e theksuar të gjakut e problemet me të. Mungesa e gjakut do të thotë mungesa e një prej përbërësve jetikë në punën e përditshme të sistemit shëndetësor në vend, ndaj dhe dhurimi i gjakut në Shqipëri vazhdon të jetë dhe mbetet element strategjik i MSH" ka deklaruar ministri Vasili gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme. Pesha e dhuruesve vullnetarë është rritur në mënyrë të dukshme, gjë që përbën dhe rritje të dukshme të sigurisë së gjakut. Rritja e peshës së numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut, që ndodh në të gjithë Evropën, kërkohet me insistim dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas z. Vasili nëse në vitin 2005, 80 % e sasisë së gjakut sigurohej nga dhurues me pagesë, sot vetëm 20 % e kësaj sasie sigurohet nga këta dhurues, në vitin 2009, numëroheshin 22 724 dhurime të gjakut, kundrejt 14 mijë që ishin në 2005. "Kjo situatë na bën të jemi insistues në të ardhmen e afërt për këtë problem, duke pasur si objektiv të pandryshuar sigurimin thuajse 100 % të sasisë së gjakut nga dhurues vullnetarë.
Last Updated on E Marte, 15 Qershor 2010 09:49