E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy ambasadorët Sequi dhe Wollfarth:Të respektohen të drejtat e romëve

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth kanë kërkuar respektimin e të drejtave të komunitetit rom në Shqipëri.

Ndërsa kanë vizituar Qendrën “Romani Baxt”, në kuadër të ditës ndëërkombëtare të romëve, dy ambasadorët kanë theksuar se janë të angazhuar për të mbështetur komunitetin rom.

Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së Wollfarth theksoi se komuniteti rom vuan nga diskriminimi, mungesa e shërbimeve dhe përfaqësimi në politikë dhe sipas tij kjo gjë nuk duhet toleruar por duhet të merren masa.

Sipas ambasadorit të OSBE-së është me rëndësi mbrojtja dhe garantimi i integrimit të komunitetit rom.

Ndërsa amabsadori i BE-së Ettore Sequi ka theksuar se duhet të ketë barazi dhe mundësitë duhet të jenë të njëjta për këdo.

Aktiviteti i sotëm njeh dhe promovon të drejtat e romëve. Së bashku të sfidojmë diskriminimin ndaj komunitetit dhe kulturës rome.Nuk duhet të krijohen stereotipe, pasi rezultati është përjashtimi shoqëror. Jemi të angazhuar për të mbështetur komunitetin rom, për këtë BE ka investuar 3 milionë euro. Arsimi dhe trajnimi komunitetit rom është me rëndësi tha Sequi.

Ambasadori Sequi rikujtoi edhe njëherë se respektimi i të drejtave të romëve është një nga kushtet e Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›