Tiranë, grabiste llogaritë e klientëve, prangoset punonjësi i sigurisë së bankës
Një punonjës sigurie në një bank të nivelit të dytë në Tiranë është arrestuar sot nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për vjedhje.
Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar Autorizimi I rremë është arrestuar 53-vjeçari Kujtim Vata pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka grabitur shuma të konsiderueshme parash në bankë.
Sipas policisë, 53-vjeçari u kërkonte punonjësve të bankës autorizim për të tërhequr para dhe më pas grabiste llogaritë e klientëve të bankës.
Mësohet se punonjësi i sigurisë së bankës ka tërhequr para nga llogaritë e 20 klientëve duke shkaktuar një dëm në shumën e mbi 20 mijë eurove.
Ndërkohë 53-vjeçari është arrestuar nga policia e kryeqytetit me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.