E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, maskat grabisin turistët kinezë

KUKËS- Një grup turistësh kinezë janë grabitur gjatë mesnatës në fshatin Ujmisht të Kukësit. Sipas njoftimit të policisë, turistët ishin duke kryer një tur turistik në zonat malore, ndërsa janë ndaluar rrugës për në fshat nga persona ende të paidentifikuar.

Atyre u janë grabitur sendet personale, si aparate fotografikë, celularë, dhe paratë që kishin me vete. Turistët kanë lajmëruar policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e autoreve
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›