E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet me armë një 27-vjeçar

Një 27 vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri sot në mbrëmje, teksa ishte ulur në një nga lokalet e qytetit të Shkodrës, ndërsa një kalimtare e rastit u plagos pa rrezik për jetën. Krimi me pasojë vdekjen e 27 vjeçarit Olti Curri ndodhi në lagjen "Skëndërbeg" ku viktima, ishte i ulur në një lokal pranë sheshit "Prekë Cali", kur u qëllua me armë zjarri nga persona të indetifikuar. E plagosur mbeti dhe një grua 31 vjeçare, kalimtare e rastit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal.
Në vendgjarje ndodhen drejtuesit e policisë së qarkut dhe prokurorisë së Shkodrës, të cilët po hetojnë këtë krim. Policia tha se ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›