Sejdiu: Anëtarësimi në BE, prioritet kryesor

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti kryesor për Kosovën, tha sot presidenti i i Republikës, Fatmir Sejdiu, në një deklaratë pas marrjes dje të Progres Raportit 2009 të Komisionit Evropian.
"Mirëpres Raportin e Progresit 2009 të Komisionit Evropian për Kosovën, me vlerësimin se përbën dokumentin themelor orientues për hapat e mëtejshëm në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kryesor për Kosovën dhe do të bëjmë përpjekjet tona maksimale për ta thelluar zhvillimin e vendit dhe për ta rritur prosperitetin për të gjithë qytetarët", thekson Sejdiu në deklaratën me shkrim të shpërndarë sot nga zyra e tij.
"Mirëpres vlerësimet se Kosova ka arritur progres sidomos në funksionalizimin e institucioneve të saj të qeverisjes dhe plotësimin e kornizës legjislative. Kosova, po ashtu, ka arritur të ruajë stabilitetin e përgjithshëm të vendit, duke krijuar mundësi për forcimin e mëtejshëm të këtij segmenti kyç. Megjithatë, roli i shtuar në përmbushjen e kritereve të tjera, sidomos ato që kanë të bëjnë me eliminimin e dukurive negative: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në përgjithësi forcimit të sistemit gjyqësor në Kosovë, është më se i nevojshëm", thuhet më tej në deklaratën e presidentit Sejdiu.