E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kriza greke jo ndikim në Shqipëri

Kryeministri shqiptar ishte ftuar direkt në rrjetin amerikan CNBN për Evropën, ku është pyetur për ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe ndikimin e krizës greke.

“Mund t’ju siguroj që asnjë pasojë negative nuk ka pasur. Bankat greke në Shqipëri janë në formë të mirë. Emigrantët shqiptarë në Greqi po kthehen me të holla, ndaj bizneset në vendin tim po rriten me 40 %. Ne po e shohim me kujdes krizën në Greqi dhe ndikimin që mund të ketë në vend”, tha Berisha.

Kryeministri ynë shtoi se bankat greke janë të qëndrueshme në tregun shqiptarë, por shtoi se në vend ka edhe banka të tjera. “Mendoj se bankat në Shqipëri mund të përballojnë recensionin e bankave greke, ato po perfomojnë mirë, por asnjë kufizim nuk është vendosur nga bankat nënë. Ndaj besoj se bankat që nuk i përkasin Eurozonës nuk do ndikohen aq shume", shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-21 18:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›