Pakistan, 5 të vdekur në një shpërthim bombe
Të paktën 5 persona kanë mbetur të vdekur në një shpërthim bombe në zonën tribale Bajaur, në veriperëndim të Pakistanit, përgjatë kufirit afgan. Sipas një burimi zyrtar, përveç viktimave, të paktën 20 persona janë të plagosur.
Sipas policisë vendase, dy autobusë janë bërë objektivi i shpërthimit në distancë të të një bombe, ndërsa gjendeshin në zonën e Chamar-Qand-it.