E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita pa makina, Basha shkon në punë me bicikletë

TIRANE-Sot, ashtu si në të gjithë botën, edhe në kryeqytetin shqiptar Tiranë është shënuar Dita pa Makina. Në këtë kuadër, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është paraqitur sot në punë me biçikletë.

Në një prononcim për mediat kryebashkiaku Basha theksoi se sot është rasti për tu reflektuar mbi pastërtinë e qytetit.

“Nuk është diçka e re që unë përdor biçikletë pasi qindra qytetarë i përdorin ato. Por, sot gjërat janë ndyshe pasi edhe pse kam qef të udhëtojë me biçikletë unë nuk kam ku ta vendos atë. Disa nga arsyet që qytetarët nuk përdorin biçikletat është edhe se nuk kanë ku t`i vendosin. Arsyeja e dytë është sepse trafiku shikohet si një rrezik për çiklistët” ka theksuar Basha ndërsa ka shtuar se bashkia do të bëjë ç`është e mundur që biçikleta të jetë mjeti i preferuar për qytetarët.

Basha gjithashtu paraqiti edhe një sërë projektesh të bashkisë së Tiranës ku disa prej tyre janë ndërtimi i një stacioni për biçikletat dhe korsi të veçanta për to.

Sipas tij deri vitin e ardhshëm do të ndërtohen 22 mijë km rrugë për biçikleta ndërsa së shpejti do të nisë edhe tenderi për ndërtimin e tramvajt në kryeqytet.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Kryebashkiaku Basha në punë me biçikletë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›