Dita pa makina bashkiaket apel kunder problemit te mbeturinave
Ne qytet pa makinen time - nisma qe vjen ne Diten Nderkombetare pa Makina eshte realizuar pergjate rruges kryesore Vlore- Skele nga Bashkia e Vlores duke percjelle pamje krejt te ndryshme me nje dite te zakonshme. Segmenti pergjate teatrit Petro Marko deri ne rrethin e Skeles eshte boshatisur teresisht ndersa kalimtaret i jane gezuar nje dite te qete pa zhurmen dhe ndotjen e automjeteve. Efektive te policise bashkiake ne bashkepunim edhe me struktura te policise se qarkullimit rrugor kane marre te gjitha masat per disiplinimin e trafikut ne segmentet e tjera duke u kujdesur edhe per orientimin e levizjes se ketyre mjeteve. Nenkryetari i Bashkise Vlore z. Edmond Leka duke iu pergjigjur interesimit te mediave ne kete dite tha se Bashkia e Vlores i bashkohet iniciatives Nje dite pa makinen time dhe promovimit te kesaj dite e cila duhet te sensibilizoje te gjithe qytetaret per nje ambient me te paster per nje mjedis me cilesor.
Bashkia e Vlores gjithmone ka pasur nje strategji afatgjate per mjedisin strategji e cila konsiston ne rregullimin e transportit te qy tetit strategji qe konsiston ne rregullimin e infrastruktures se qytetit cka me pare ka lene edhe per te deshiruar dhe kete vit jane marre masa te rendesishme ne te gjithe rrjetin rrugor per permiresimin e situates. Kjo strategji konsiston edhe ne pastrimin e qytetit. Duke njohur me situaten per pastrimin e qytetit z. Edmond Leka tha se kemi nje mangesi ne qytet per sa i perket landfill-it i cili i mungon hapesires se tij dhe mbeturinat urbane jane dhe vijojne te digjen ne ate ambient qe eshte caktuar prej vitesh aty. Megjithate jemi edhe ne perpjekje me qeverine per te ndertuar nje tjeter ambient dhe pasur nje landfill qe do ti sherbente qytetit duke dhene keshtu edhe nje zgjidhje afatgjate per depozitimin e mbeturinave. Perreth 1 ore e 30 minuta ne segmentin pergjate rruges kryesore ka vijuar vetem sherbimi urban duke mos prekur transportin publik. Mbeten qytetaret ata bashkepunimi i te cileve ndihmon mire realizimin e nismave te tilla te cilat synojne sensibilizimin ne rritje te cilesise se mjedisit.