Ndihma ekonomike largohen 4 mije familje abuzuese
Inspektimet ne 6 muajt e ketij viti kane nxjerre rreth 4 mije familje te cilat perfitojne ne menyre abuzive ndihmen ekonomike NE. E ndersa evidentohen familjet abuzive me Ndihme Ekonomike pushteti vendor jo vetem nuk bashkepunon per largimin e tyre nga skema por i zevendeson me familje te tjera ne menyre abuzive. Keshtu u shpreh dje drejtoresha e Drejtorise se Politikave Sociale Denada Seferi ne Komisionin Parlamentar te eshtjeve Sociale.
Nderkohe deputetja e Partise Socialiste Eglantina Gjermeni theksoi se masa e ndihmes ekonomike eshte shume e ulet dhe se nuk mund te plotesohen as nevojat me minimal te nje familje. Ndersa kryetari i Komisionit Parlamentar per eshtjet Sociale Ethem Ruka theksoi se niveli i varferise jo vetem qe nuk eshte ulur por sidomos zonat rurale vuajne varferi ekstreme. Duhet te dini se zonat rurale jane shume te varfra dhe kjo mund te verifikohet shume lehte duke dale nga zyrat dhe tavolinat. Per mendimin tim niveli i varferise jo vetem qe nuk ka rene por eshte thelluar me tej - pohon Ruka. Sa i takon abuzimeve me skemen e ndihmes ekonomike ai thekson se abuzime te tilla ka dhe ka pasur edhe me pare. Madje ndihma ekonomike sipas tij shpesh eshte persosur edhe per qellime politike sepse ne kembim te votes jane premtuar pagesa te ndihmes ekonomike.
Abuzimi
Ndihma ekonomike shperdorohet nga abuzuesit familjar dhe te pushteti vendor. Ky ka qene argumenti qe ka dhene Denada Seferi ne Komisionin Parlamentar te eshtjeve Sociale e cila theksoi se inspektorati po punon per largimin e abuzuesve nga skema. Jane inspektuar per 6 muaj menyra e ndarjes dhe perfituesit e ndihmes ekonomike dhe jane konstatuar mbi 4 mije familje abuzuese te cilat e perfitojne ne menyre te padrejte - pohon Seferi duke shtuar se eshte vendosur largimi i tyre nga skema dhe jane vendosur masa administrative per punonjesit e pushtetit vendor dhe konkretisht behet fjale per rreth 170 te ndeshkuar ku disa prej te tyre edhe me largim nga puna. Sipas Seferit asnje nga keto masa nuk jane zbatuar sepse pushteti vendor nuk bashkepunon per kete problem. Per disa familje qe nuk plotesojne kriteret pushteti vendor nuk merr masa per largimin e tyre nga skema.
NE-ja
Per familjet qe marrin ndihme ekonomike do te kete edhe kushtezime me pune ne komunitet. Sipas Seferit nese nje familjari do ti gjendet pune me pagen baze minimale atehere do te largohet nga skema e ndihmes ekonomike. Numri i familjeve ne skeme ne fund te vitit 2008 ishte 93 mije nga 140 mije familje qe ishin ne vitin 2007. Nderkohe Seferi pohon se programi i kompensimit te energjise elektrike mbeshtet familjet qe perfitojne nga NE-ja dhe kompensohen me 640 leke ne muaj familjet ne skemen e ndihmes ekonomike me 200 leke te energjise elektrike me 500 leke ne muaj.
NE-ja nuk iu mjafton te varferve as per uje te ngrohte
Punesimi i familjareve qe marrin ndihme ekonomike nuk ka rezultuar aspak efikas. Keshtu u shpreh deputetja e Partise Socialiste Eglantina Gjermeni e cila u kerkoi perfaqesuesve te politikave sociale te japin shpjegim nese kane te dhena per punesimin e familjareve qe perfitojne ndihme ekonomike. Problem tjeter eshte se ndihma ekonomike nuk jepet duke u bazuar ne pjesetaret e familjes cka do te thote se te njejten pagese merr si nje familje qe eshte me 3 persona si nje familje tjeter qe eshte me 6 persona - pohon Gjermeni duke shtuar se eshte premtuar se strategjia do te arrije qe cdo person te perfitoje 2 dollare ne dite nga ndihma ekonomike por kjo sipas saj jo vetem qe eshte shume larg por e pamundur. Mund te na thoni se cfare nevojash munden familjaret te perballojne me masen e ndihmes ekonomike qe marrin. Nuk perfitojne as uje te ngrohte sepse eshte mase shume e vogel dhe nuk u ploteson asgje - thekson Gjermeni. Ndersa sa takon reduktimit te familjeve nga skema e ndihmes ekonomike ajo thekson se nuk eshte tregues i sakte i uljes se varferise.