E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet opozita vendoset sot afati i fundit per kutite

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama do te mbledhe sot aleatet per te vendosur afatin e fundit qe opozita do te prese per fillimin e hetimit te zgjedhjeve parlamentare permes 28 qershorit. Burime opozitare bejne te ditur per gazeten Shekulli se ne mbledhjen e tyre qe pritet te zhvillohet ne oren 1730 te pasdites se sotme do te vendosen hapat qe do te ndermerren ne kushtet ne te cilat ndodhet politika shqiptare. Te njejtat burime theksojne se per here te pare do te kete dhe nje date te fundit qe do te behet e ditur se deri kur mund te prese opozita shqiptare per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Mesohet se nese nje gje e tille nuk do te ndodhe atehere opsioni kryesor qe do te shtrohet ne tryezen opozitare do te jete pergatitja e protestave ne te gjithe vendin per te kulmuar gjithmone e me shume. Mbi te gjitha ceshtjet politike te diteve te fundit partite opozitare do te hartojne se bashku nje platforme per aksionin e tyre politik.
Hartimi i kesaj platforme eshte vendosur ne takimin e fundit te aleateve vetem disa dite me pare.

Ne takimin e pasdites se sotme pritet te jete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi kryetari i Partise Demokracia Socialiste Paskal Milo kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka kryetari i G99-es Erion Veliaj kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjesha. Burime ngaopozita bejne te ditur se ne kete takim nje vemendje te vecante do ti kushtohet ceshtjes se transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. Mbi kete ceshtje aleatet opozitare jane njohur ne takimin e fundit nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Por ajo qe u kerkua ne takimin e disa diteve me pare ishte fillimi i protestave deri ne largimin e qeverise. Nje vendim i tille u la te diskutohej me vone ne respekt te negociatave. Ndersa palet qendrojne ende te ndara ne qendrimet e tyre dhe nuk ka asnje perpjekje per te gjetur nje marreveshje Partia Socialiste dhe aleatet e saj do te vendosin nje date se deri kur do te presin per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit pa djegien e kutive. Nje tjeter projekt i opozites shqiptare i lene pezull eshte dhe ngritja e selise se opozites. Me afrimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe me situaten e krizes politike qe nuk po gjen zgjidhjen partite opozitare do te bashkepunojne edhe me shume per tu koordinuar se bashku. Ky projekt eshte hedhur ne takimin e fundit te krereve te opozites.

Duke pare nevojen e nje bashkepunimi me te madh dhe takimeve me te shpeshta krere te opozites propozuan qe te kete nje zyre ne te cilen te takohen dhe te jete ne nje vend neutral. Ky propozim eshte arsyetuar me mendimin qe tashme kreret e partive kane shume gjera per te diskutuar dhe mbledhja e tyre ne kete zyre do te menjanonte takimet neper ambientet publike. Lidhur me kete projekt kreret e opozites jane shprehur parimisht dakord por qe kurrsesi nuk do te nderhyhet ne identitetin politik te partive perkatese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›