E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për kodin, ikën Subashi. Bosch negocion për 90 minuta

Përvec një konsensusi mes Ramës dhe Berishës, ndërkombëtarëve iu është dashur të negociojnë dhe për një të tillë mes kryetarit dhe nënkryetares të KQZ-së. Për rreth 1 orë dhe 30 minuta, Ambasadori i OSBE-së Robert Bosh ka tentuar të normalizojë situatën pas largimit të nënkryetares Dëshira Subashi nga takimi i KQZ-sëdhe OSBE-së me komsioneret vendore.

"Duke qene nenkryetare e KQZ une jam ftuar qe te marr pjese ne kete aktivitet shume te rendesishem, dhe nuk ndjehem mire qe ne nje analize pune per te rregulluar punet e se ardhmes une te mos jem e informuar", tha Deshira Subashi, nënkryetare e KQZ.

Zonja Subashi nuk u kthye më në mbledhje. Ndërkohë më herët ambasadori Bosh foli për rëndësinë e 3 rekomandimeve të ODIHR të zbatohen për zgjedhjet e 2011-s. "është vendimtare që për garantimin e administrimit të pavarur dhe profesionist të zgjedhjeve, partive politike nuk u duhet lejuar që t’i zëvendësojnë anëtarët e komisioneve të niveleve më të ulëta në mënyrë arbitrare. Zëvendësime të tilla duhet të lejohen vetëm për arsye specifike të parashikuara qartë nga kuadri ligjor. Përveç kësaj, Kodi Zgjedhor duhet të garantojë mekanizma efektivë për plotësimin e vendeve të lira në administratën zgjedhore në rast se partitë politike nuk ushtrojnë të drejtën e tyre për të bërë emërime brenda afateve të përcaktuara", tha Robert Bosh, kreu i prezences se OSBE.

I pyetur nga Alsat kryetari Risani njoftoi se së bashku me komsioneret vendorë, KQZ po punon që të bëhet pjesë e reformës zgjedhore. "E shtruam për diskutim dhe në këtë mbledhje për të tërhequr mendimet që komisionerët zgjedhore kanë në mënyrë që të përgatitemi dhe të kemi një draft tonin propozimesh të mundshme që synojnë përmirësimin e ligjit zgjedhor", tha Ristani. Gjithashtu ky institucion do të certifikojë komsioneret vendorë duke synuar që për zgjedhjete ardhshme lokale, në marrëveshje me partitë, të eleminohen komisioneret partiakë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›