E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditë aksidentesh, tre persona humbasin jetën

Tre persona janë bërë viktima të tri aksidenteve të ndryshme që u shënuan sot në Durrws e Elbasan. Dy aksidente janë regjistruar në Durrës dhe një tjetër në Elbasan me pasoja tragjike. Një 17-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident të ndodhur në autostradën Durrës - Tiranë teksa drejtonte një automjet tip "BMV" me targa të huaja. "Automjeti me targa TV 975268, me ngjyre të verdhë dhe me drejtues shtetasin Ramadan Mani, lindur në Dibër dhe banues në Bathore të Tiranë, ka dalë jashtë rruge në afërsi të Fermës së Sukthit"- thonë burimet policore, duke shtuar se drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen. Pas ekspertizës është arritur në përfundimin se mjeti ka devijuar nga traseja e rrugës automobilistike për shkak të shpejtësisë së madhe dhe mosrespektimit te rregullave të qarkullimit rrugor.
Në orët e mbrëmjes, një kalimtar ka humbur jetën në rrethrrotullimin e Durrësit. Policia e ka identifikuar si shtetasin Bashkim Zani, ndërkohë që po heton për gjetjen e autorit të aksidentit. Mësohet se një automjet ka goditur një tjetër nga pas dhe dyshohet se për pasojë është marrë përpara dhe kalimtari, por ende po hetohet.
Elbasan
Një tjetër aksident në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Aksidenti i ka marrë jetën një 52-vjeçari teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip "Benz" me targa EL 7631 B në aksin rrugor Elbasan-Mollas në afërsi të fshatit Floq. Shpëtim Duka me banim në fshatin Jagodinë dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar për vdekje drejtuesi, ndërsa ka mbetur e plagosur Adelina Shermadhi, 47 vjeçe, e cila ishte pasagjere. Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar në vendin e quajtur Shalës në rrugën nacionale drejt Belshit. Alban Xibrraka ka aksidentuar një 72-vjeçar, i cili ishte duke ecur me motorin e tij. I moshuari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›