Thirrje serbëve të dalin në zgjedhje

Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, u bënë sot thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje
Qëllimi dhe puna jonë është të ndërtojmë rend demokratik, demokraci të re dhe multietnicitet, tha Thaçi, gjatë takimit të Grupit Ndërministror për Decentralizim.
Kreu i Ekzekutivit tha se pret pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhje, ndërsa shtoi se çdo thirrje për bojkot që i bëhet komunitetit serb nga Beogradi, është një thirrje për regres dhe një thirrje negative, e cila e pengon zhvillimin dhe progresin e shtetit të Kosovës. Zgjedhjet e 15 nëntorit, do të jenë një sprovë e re e jona, një mesazh i ri. Besoj fuqishëm në sukses, që të organizojmë zgjedhje të lira, fer, demokratike, sa më gjithëpërfshirëse, një participim edhe më të madh dhe një sukses të konsoliduar për demokracinë në Kosovë.
Ndërsa, sa i përket procesit të decentralizimit, kryeministri Thaçi tha se institucionet e Kosovës do të implementojnë planin e Ahtisarit, duke ofruar shërbimet e pushtetit lokal sa ë afër qytetarëve.
Të gjithë duhet ti inkurajojmë serbët që të dalin të votojnë në zgjedhjet e 15 nëntorit, tha ndërkaq, Feith.