E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Energjetikës, Prifti garanton: Asnjë kufizim dritash

VLORË- Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti ka garantuar edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë kufizim dritash për vendin.
"Gjatë katër vjeçarit të ardhshëm vendi ynë nuk do të ketë asnjë mungesë apo kufizim energjie. Janë marrë të gjitha masat që furnizimi me energji të jetë normal dhe i plotë për mbarë vendin". Deklaratën e ka bërë sot gjatë inspektimit të TEC-it të Vlorës, ku është ndalur në kantierin e kësaj vepre energjetike, në afërsi të Pyllit të Sodës, Në fjalën e tij për mediat, ministri Prifti, theksoi rëndësinë e kësaj vepre energjetike, e cila është e para në vend që ka një kapacitet prodhues.
"Kjo është vepra e parë prodhuese pas 30 vjetësh dhe unë përgëzoj drejtuesit e KESH, firmën që ka zbatuar projektin. Ky TEC ka një kapacitet prej 100 mega vat, dhe siguron me energji gati 7% të nevojave të mbarë vendit, shifër kjo e konsiderueshme. Tanimë janë pak gjëra që duhen mbyllur"- tha ai. Sipas Priftit, kërkohet rreth një muaj kohë, që kjo vepër të jetë tërësisht komerciale, pra të prodhojë dhe të hedhë në treg energji. Fillimi i muajit nëntor, sipas Priftit do të jetë muaji që do të shënojë dhe fillimin normal të punës së këtij TEC-i, periudhë kjo që rrit dhe nevojën për energji të vendit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›