Ditë e rëndësishme për Greqinë (FOTO TE TJERA NGA ATHINA NE FLAKE)
300 deputetë grekë pritet të votojnë sot rreth orës 14:00 për paketën e kursimit më të madhe në historinë e tyre- bëhet fjalë për 78 miliard euro deri në vitin 2015. Indirekt ky është një votim pë të ardhmen e monedhës evropiane. Papandreut i duhen 151 vota për planin e tij. Por në rast se kjo paketë do miratohet, kaosi që do përfshijë Athinën do jetë edhe më i madh. Mjafton të kujtojmë se dje situata ishte tepër e rëndë siç e tregojnë edhe fotot më poshtë.






