Qeveria gjermane bie dakord per uljen e taksave

Koalicioni eshte perdrejtesi me te madhe persa u perket taksave dhe deshiron ti falenderoje qytetaret per pranimin e shume privacioneve tha kancelarja Angela Merkel CDU te dielen ne mbremje ne Berlin. Vellimi i lehtesimeve sipas te dhenave te saj do te kape shumen e gjashte miliarde eurove.
Ne duhet te bejme te gjitha perpjekjet per te forcuar edhe forcat e rritjes ne Evrope. Per kete ne duam te japim kontributin tone- megjithate parakushti eshte konsolidimi konsekuent i buxhetit respektimi i frenes se borxheve. Dhe natyrisht ne duam te falenderojme edhe qytetaret dhe qytetaret qe pranuan shume privacione ne krizen nderkombetare te financave dhe ate ekonomike. Edhe kjo na ka drejtuar ne masat qe kemi marre.
Ne dy hapa ne vitet 2013 dhe 2014 do te rritet shuma e patatueshme per punonjesit me te ardhura te uleta dhe te mesme per tu krijuar atyre me shume hapesire financiare. Prej vitit 2013 shuma e patatueshme baze minimumi i ekzistences do te rritet duke u kushtuar federates dhe landeve secilit rreth dy miliarde euro.
Per te zbutur progresionin e ftohte - rritjet e pagave eleminohen ne rastin e nje shkalle te larte inflacioni ne pjesen me te madhe nga taksat - federata do te kontribuoje e vetme me 22 miliarde euro.
Ulet pengesa ne te ardhura per specialistet e huaj
Partia Kristjansociale CSU anetare e koalicionit qeveritar arriti qe te kete sukses ne negociata me kerkesen e saj te debatueshme qe prinderit te cilet nuk i shfrytezojne cerdhet per femijet e tyre te marrin para nga shteti. Prej vitit 2013 ata do te marrin cdo muaj 100 euro prej vitit 2014 kjo shume qe do te paguhet per femijet dy dhe trevjecare do te jete 150 euro.
Ministri Federal i Transportit Peter Ramsauer CSU do te marre qe vitin e ardhshem nje miliarde euro me shume per infrastrukturen e transportit.
Nje hap tjeter synon ta lehtesoje ardhjen e specialisteve te huaj qe kane deshire te punojne ne Gjermani. Keshtu nga 66.000 euro te ardhura ne vit te cilat duhet ti siguronin ata me nje vend pune ne Gjermani per tu lejuar qe te punojne ketu ne te ardhmen ata duhet te fitojne vetem 48.000 euro ne vit.
Njekohesisht shtetasve ne Gjermani do tu duhet te paguajne me shume para per te financuar reformen e sistemit te perkujdesjes. Shuma e sigurimit per perkujdesje ne vitin 2013 do te rritet me 01 perqind. Kjo do ti sjelle shtetit te ardhura prej 11 miliarde euro. Deri tani norma e kontributit eshte te 195 perqind per familjet me femije ndersa per ato pa femije kjo norme eshte 22 perqind. Kancelarja Merkel tha se parate do te perdoren ne radhe te pare per kujdesjen ndaj te semureve me demence.
Autor Auron Dodi dpa afp dw
Redaktoi Mimoza Kelmendi