Me bomba kunder bombes atomike

Nje raport i papublikuar i Agjencise Atomike Nderkombetare me seli ne Vjene permban risi te rendesishme lidhur me programin berthamor iranian Javen e ardhshme do te dalin ne pah informacione te reja sekrete thuhet ne te. Ky material nder te tjera duhet te permbaje edhe te dhena sipas te cilave Irani ka zhvilluar nje model kompjuteri te nje kapsule shperthyese atomike. Pervec kesaj ne nje regjistrim satelitor shihet nje trup i celikte ne te cilin mund te provohet p.sh. lende shperthyese me fuqi te madhe plasese per ndezjen e bombave atomike tha ne Vjene nje diplomat i cili nuk do te citohet me emer. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Imazh simbolik- Klinton dhe Ahmadinexhad
Jashtezakonisht i kujdesshem
Sidoqofte as detajet e reja te permendura se fundi nuk te lejojne te arrish ne konkluzion per objektivin e programit berthamor iranian theksoi diplomati Ne sfondin e pervojave te meparshme me Irakun Agjencia Aomike Nderkombetare eshte jashtezakonisht e kujdesshme ne sfondin e informacioneve qe ajo perfshin ne raportet e veta sepse te dhena te gabuara jane perdorur per te justifikuar aktivitetet ushtarake. Luften kunder Irakut SHBA e argumentuan nder te tjera me ekzistencen gjoja te armeve te shfarosjes ne mase. Por ne Irak asnjehere nuk u gjeten arme te tilla. Bildunterschrift Fotografi arkivi 18.04.2010 qe tregon Presidentin iranian dhe ministrin e Mbrojtjes pas nje rakete
Irani perbetohet se programi berthamor sherben vetem per qellime paqesore. Tani po rinxirren ne pah akuzat qe ne te kaluaren jane provuar si te paverteta deklaroi ministri i Jashtem Ali Akbar Salehi. Ne kete kontekst ai akuzoi Agjencine Atomike Nderkombetare se po shkel pavaresine e vet politike dhe nen presionin e SHBA-se po ngre akuza kunder Iranit. Perendimi si dhe Izraeli dyshojne prej kohesh se nen mantelin e nje programi civil berthamor Teherani po zhvillon edhe bomben atomike.
Izraeli jep alarmin
Nderkohe presidenti izraelit Shimon Perez po ndez debatin per nje sulm eventual ushtarak kunder programit berthamor iranian. Ne nje interviste televizive ndaj pyetjes nese situata po shkon me shume drejt nje konfrontimi ushtarak ne vend te nje zgjidhjeje diplomatike Perez u pergjigj se Une besoj se po. Sherbimet sekrete te shume vendeve shohin se ora po troket dhe i paralajmerojne qeverite e tyre se nuk ka me shume kohe. Irani mund te kete brenda gjashte muajve nje bombe atomike mendon nobelisti i paqes i vitit 1994. Bota eshte tani e detyruar kundrejt Izraelit qe ne rast nevoje ta ndale edhe ushtarakisht bomben atomike iraniane thote Perez. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ahmadinexhad kerkon shkaterrimin e Izraelit
Ne Izrael prej me shume se nje jave zhvillohen debate intensive pro ose kunder nje goditjeje ushtarake ndaj Iranit. Popullsia sipas nje sondazhi eshte e ndare. Frika qe Irani ekstremisht armiqesor ndaj Izraelit mund te posedoje arme atomike ekuilibrohet me friken nga pasojat e pakontrollueshme te nje nderhyrjeje ushtarake qe mund te ndizte te gjithe rajonin. Teherani ka kercenuar me pergjigje apokaliptike ne rast te nje sulmi. shte edhe kjo nje aresye perse tani per tani Perendimi i permbahet linjes se presionit diplomatik dhe sanksioneve kunder Teheranit.
Autor Christian Walz /Vilma Filaj-Ballvoradapd dpa rtr
Redaktoi Aida Cama