“Ditë historike për rikthimin e fuqishëm - së bashku do ta shndërrojmë garën e parë në fitoren më të thellë”
Kryeministri Sali Berisha
Anëtarët e Partisë Demokratike votuan dje për të zgjedhur liderin e ri, për herë të parë përmes parimit “një anëtar një votë”. Vetë kryetari i dorëhequr i PD-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Sali Berisha ka votuar në selinë blu rreth orës 11:17 minuta. Berisha e ka cilësuar votimin për kreun e ri, si një ditë historike për demokratët. “Dy momente desha të theksoj, të theksoj me kënaqësi të veçantë se kjo është një dikë historike për Partinë Demokratike, pasi për herë të parë në historinë e saj por edhe në historinë e vendit, zgjedh bazuar në parimin më demokratik një anëtar një votë, kryetarin e saj të ri. Është një rast i shkëlqyer për tu përcjellë përshëndetjet më të përzemërta të gjithë anëtarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike, për mënyrën e civilizuar me të cilën ata ndoqën, respektuan garën e hapur për Kryetar partie”- u shpreh Berisha. Mesazhi i tij për të gjithë demokratët ishte se, do të jetë njëri prej tyre në rikthimin e ri të fuqishëm, për ta shndërruar garën e parë të PD, në një fitore të thellë. “Dua t’i siguroj përsëri se do të jem njëri prej tyre për të bërë gjithçka që në një fillim të ri të fuqishëm të Partisë Demokratike ajo ta shndërrojë garën e parë të saj në një fitore të thellë”- deklaroi Berisha.
...