Tiranë, kapet 22.3 kg kannabis, në kërkim 40-vjeçari
Policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e 22.3 kg kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor “Çokallata”, filloi procedimin penal duke shpallur në kërkim policor shtetasin Krenar Kanan Mamo, 40 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë procedimi ndaj 40-vjeçarit, u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën “Vangjel Ceco”, në Kombinat u gjetën 23 pako me lëndë narkotike me një peshë prej 22.3 kg.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Ndërkohë mbrëmë Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, bëri të mundur arrestimin në flagrance të 47-vjeçarit Bashkim Hysen Hysa, lindur në Lac dhe banues në Shkozë të Tiranës.
Arrestimi i tij u bë sepse me date 22.07.2013, rreth ores 19.00, eshte paraqitur dhe ka bere kallezim penal bashkeshortja e tij, e cila dyshohet se keqtrajtohet në dhunë fizike dhe psikologjike sëbashku me fëmijët e saj.
Nga hetimet e kryera për këtë rast, autori dyshohet se ka tentuar ta godasë edhe me mjete prerëse por me ndërhyrjen e familjareve të tjerë është mundur të evitohet kjo ngjarje.