E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dite konfliktesh ne parlament

E enjte 27 Tetor 2011 1244 SEANCA PLENARESeanca parlamentare e dites se enjte eshte nderprere gjate diskutimit te deputetit socialist Sajmir Tahiri i cili beri nje paralelizem midis gjobes qe gjykata i kishte vendosur atij duke e shpallur fajtor per shpifje kunder deputetes Albana Vokshi dhe ndeshkimit ndaj kompanie ACR. Sipas Tahirit ai vete duhet te paguaje 33 milione leke te vjetra ndersa kompania ACR pasi mori jeten e 1 minatori denohet me 500 mije leke. Sipas Tahirit ne Shqiperi humori i deputetes eshteshume me i shtrenjte se jeta e nje minatori. Por nje tjeter moment tensioni eshte shenuar ne sallen e kuvendit kesaj radhe brenda deputeteve te opozites. Ne kohen kur ne foltore po fliste deputeti Sherefedin Shehu ra ne sy nje shkembim batutash dhe fjales mes Arben Malajt e Sajmir Tahirit. Madje gjestikulacioni qe shoqeroi dialogun ishte mjaft i dukshem. Sajmir Tahiri ka lene sallen dhe keshtu eshte shuar ky moment tensioni e replike mes dy socialisteve burim i se ciles ka qene nje aktivitet i Arben Malajt ne Kombinat qe pretendohet te jete sabotuar nga kolegu i tij Tahiri. Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›