Ditë pranverore
Është ditë e hënë, pas pashkëve katolike. Ditë pushimi sipas kalendarit zyrtar. Por, nuk është e tillë për pensionistët. Në postën numër 8-të, afër ish-stadiumit Dinamo, pleqtë që kanë ditën e pensionit po bëjnë Kala Dibrançen e turnit. Nuk fitohet buka pa sakrifica. Nuk mjaftuan dyzet vjet me këmbë në ujë nga këpucët e Korçës apo Gjirokastrës, trup plevitosur nga rrobat e NPV-ve. Thua është ndëshkim që fati jep për squkësinë e djeshme ndaj diktaturës?!
Ardhja e pranverës zbrazi edhe zyrat e Avokatit të Popullit. Romët janë lëshuar lëndinave të shumohen. Kismet dimri tjetër po i gjeti gjallë, avokati aty është. Ky i fundit, për të mbushur boshllëkun që la ikja e tyre, në vend të vrasë miza i është kthyer korrigjimit të hiç më pak se Himnit Kombëtar. Pak derdimenë i janë sulur kufijve, gjuhës e trashëgimisë sonë, por duhej edhe ky t’i hynte himnit. Të pushuar nga puna padrejtësisht (të bardhë); fëmijë të ngujuar (jo LGBT); qytetarë që kanë fituar gjyqet dhe shteti nuk ju paguan rrogat që detyrohet (jo pakica kombëtare), shqiptarë të thjeshtë me po aq të drejta sa pakicat, presin që Avokati i Popullit midis seancave të narcizmit televiziv, tu japë udhë problemeve të tyre.
Petriti i LSI-së, pasi qëndroi me dy këmbët e parme të çuara lart para kardiologut që është kryeministër dhe dëgjoi mbi arritjet që kishte bërë në sektorin e tij, doli në konferencë për shtyp bashkë me Piperon që importon Viagrat. Ju tha pensionistëve se, për të pasur një zemër të shëndoshë duhet të hanë pak dhe të ecin të paktën gjysëm ore në ditë. Në e dëgjuan pensionistët nuk dihet, por Arqileja i postave e dëgjoi. Po ja u nxjerr shkumën duke i bërë të kacavirren nëpër hekurat e sporteleve të tij dhe harxhojnë kalori sa për katër orë mundje.
Kryeministri vazhdon fushatën. Tre ditë para pashkëve tha se, jemi ndër vendet e zhvilluara. Megjithëse organizmat ndërkombëtare nuk e thonë, duhet besuar. Greku që vrau veten nga turpi se nuk ja dilte me treqind euro pension, duhet të ketë pasur ndonjë problem. Përndryshe si ja dalin pensionistët e Berishës me njëqind euro në një vend që çmimet i ka më lart se Greqia? Dy ditë shkuar, prapë na gëzoi. Qenkemi vend lider në mjekësi. Që mjekësia tek ne është për faqe të zezë e di dhe ai vetë, përndryshe nuk shkon e vizitohet në spital privat. Por, meqë kjo është përrallë, pse nuk na vë drejt e në vend të parë. Kështu dhe ne mbledhim mendjen dhe ai bie rehat. Në foltë, të molloisë për zmadhimin e distancës nga ndjekësit.
Lul Basha po drejton ashtu siç e meriton një udhëheqës i ardhshëm shqiptar. Me Ed Ramën paguanim gjithsej vetëm 5.200 lekë të vjetra taksa bashkie në vit. Sot Luli po na rruan 4.200 lekë çdo muaj vetëm për pastrimin. Ato që janë indirekte dhe paguhen kur blejmë ushqime apo marrim shërbime janë llogari më vete. Dhe meqë vetë është djalë delikat, ja ka lënë briskun në dorë Dollapit të Ujësjellësit. Në qoftë e vërtetë fjala se është pasardhësi i Salës në PD, atëherë për fushën e gënjeshtrave në dritë të diellit, stafeta shkon në duar të sigurta.
Ndërsa Ilir Meta në dietë mendon për integrimin, Nasip Naçoja i Ekonomisë po i jep dorën e fundit çfarë ka mbetur në thesin e shpuar të ekonomisë shqiptare. Vinçieri që u bë jurist; juristi që u bë prokuror; prokurori që u bë përmbarues; përmbaruesi që u bë biznesmen; biznesmeni që u bë ministër; ministri që ka inat anëtarët e rrjeteve sociale po privatizon pasurinë strategjike të shqiptarëve, naftën, për një copë bukë: vetëm njëqind milionë euro. Nasipi thoshte se po e privatizon ngaqë shteti nuk i mbledh dot taksat. Po pse o Nasip nuk të shkon në mendje të japësh dorëheqjen, kur nuk ia ke haberin punës? Se kur një polic nuk zë dot kriminelin, hiqet nga puna dhe nuk thuhet se banditi është i zoti, ndaj duhet falur. Apo mos vallë shefi yt në dietë ia ka gjetur anën kësaj pasurie dhe do ta ketë si pension të artë për veten dhe Berishën për shekullin e ardhshëm? Iliri doli i pafajshëm për çfarë pamë në video, por kjo nuk do të thotë se nuk ka talent pazaresh. Kush do t’ju thoshte gjë? Opozita? Nuk lihet pushteti pse ju kapën duke vjedhur. Aq më tepër ca tipa dërdëng fshati si ju, që dinë ta mjelin lopën e pushtetit, nuk mund t’i lini t’ju ikin.
Këto ditë u pa rishtas Imami i mbrojtjes. Na ndihmoi të harronim të ftohtët në dimër që e shtymë me batanije mbi krahë për t’ju shpëtuar faturave të CEZ-it, duke e parë në televizor kur na tregonte për demontimin e armëve. Me ton dramatik shpjegonte si armatimet e pengonin të ecte përpara vendin drejt NATO-s, pastaj erdhi hartuesi i kushtetutës dhe ushtari i filmit “Ballë për ballë” dhe e mbyti kuçedrën. Vetullat e tij të vrenjtura; dora e mbledhur grusht që merrte të shkonte përpara duke treguar vendin që do të ecte dhe që tërhiqej mbrapa për të ilustruar pengesën e armatimit komunist, na ngjethnin mishtë më keq se i ftohti. Pëshpëritnim me vete për fatin që kemi me këta burra që po na mbajnë në NATO me sakrifica të jashtëzakonshme. Sa mirë do ishte të kishte dhe një shkollë ushtarake, por ky ishte fati i Bujar Nishanit që mbase do donte të ishte aktor. Ndaj komunizmi është i urryer.
Këtë pranverë nuk ndenji pa lulëzuar në ekrane edhe kryezabiti i ushtrisë sonë. Është ai që amerikanët thoshin se ju merrte dollarë ushtarëve për t’i çuar nizam në Afganistan e Irak. Me mbiemrin grykor Gjunkshi dhe emrin xhandarmëror Xhemal. Doli para kamerave si shahit në favor të ministrit të Mbrojtjes që emëroi komandantin e flotës në kundërshtim me procedurat dhe ligjet. Kur ministri u zbyth, gjenerali nuk u ndie. Medet! Dhe të mendosh që kjo racë “qensh të rrahur” janë mbrojtësit e tërësisë territoriale dhe të kushtetutës së vendit?! Ndaj dhe greku tallet me shqiptarët dhe ju ripraktikon zborin e harruar, sa herë shkelin kufirin që ju fali Sala. Ky i fundit rri squkë përpara tyre. Nuk janë opozita socialiste që të mund të bëjë shaka. I shkulin dhëmballën e shëndoshë grekët dhe nuk e lënë të qajë.
Është fillim pranvere. I pranverës së njëqindvjetorit të pavarësisë, të vendit ku lulet dhe pemët kanë ndryshuar, por mentaliteti është po ai. Pas njëqind vjetësh, me mobilizim demokratik, nën udhëheqjen e partisë demokratike, udhëheqësit e saj demokratë dhe koalicionit demokratik fitues, po ecim demokratikisht drejt ëndrrës sonë demokratike. Ashtu si gjatë gjithë këtyre njëqind vjetëve. Për të mbetur si gjithmonë aty ku kemi qënë: Të fundit në Europë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)