Gjyqësori, garant i drejtësisë
Konfliktet artificiale në jetën politike shqiptare tregojnë dhe një herë se sa i vështirë dhe i gjatë është konsolidimi i shtetit ligjor në Shqipëri . Në një shtet të së drejtës janë të pranueshme korrupsioni individual dhe institucional si bashkudhëtarë të pandarë të procesit demokratik, por forcimi institucional mbi parimin e ndarjes së pushteteve lufton dhe minimizon në luftë të pandërprerë aferat korruptive.
Në një shtet të së drejtës pozicionimi kundër dhe mirëkuptimi për interesa madhore të vendit, të opozitës është faktor jetik dhe garant i vazhdimësisë së shtetit demokratik.
Pranimi i pluralizmit në vendin tonë si realitet dhe njëherazi si mirësi legjitimon konfliktin si mënyrë specifike e jetës sociale, prandaj konfliktet në respektim të ligjit nuk duhet që të konsiderohen si një e keqe, por një domosdoshmëri për të garantuar shtetin e së drejtës.
Pikërisht sofistikimi dhe implikimi në afera korruptive të një numri të madh individësh të grup shtresave të ndryshme të popullsisë, do të kërkojë jo vetëm përmirësim të vazhdueshëm të legjislacionit, por dhe një kualifikim të personelit të administratës shtetërore të angazhuar në luftën kundër krimit dhe minimizimit të korrupsionit.
Eklipsimi politik i jetës së përditshme të shqiptarëve ka njehsuar tek pjesa më e madhe e tyre pushtetin politik si të vetmin pushtet ekzistent nëpërmjet të cilit mund të zgjidhësh çdo problem në jetën e përditshme, si e vetmja mundësi për të përfituar të mira materiale, një shoqëri politiko-militantiste.
Në një shtet të së drejtës ku qeverisja e popullit mbështetet në ndarjen dhe koordinimin e tre pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pa dyshim ky i fundit është më konkret dhe më i prekshëm është garanti i lirive dhe të drejtave të qytetarëve ndaj padrejtësive, arbitraritetit dhe tendencës autokratike të mënyrës së qeverisjes së shtetarëve.
Pikërisht për të garantuar liritë themelore të qytetarëve të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, sistemi gjyqësor, organizimi, përzgjedhja dhe kualifikimi në të i gjyqtarëve është i një rëndësie tepër të veçantë.
Zhvillimi ekonomik vendit, prosperiteti i tij garantohen nëse garantohen liritë dhe të drejtat themelore të individit, pavarësisht nga niveli klasor dhe pozita që ai zë në shoqëri, duke konsideruar çdo qytetar shtetas të Republikës jashtë dallimeve raciste të çfarëdo lloji.
Të garantosh liritë dhe të drejtat e individit nuk mjafton të sanksionosh këto në Kushtetutë, të ratifikosh Konventat Ndërkombëtare, të hartosh dhe të miratosh Kode dhe Ligje ku sanksionohen të drejtat dhe liritë themelore të individit, por të respektosh dhe të mbrosh interesat e çdo shtetasi në jetën e përditshme pavarësisht përkatësisë partiake, nivelit shoqëror apo gjendjes ekonomike, pavarësisht se jeton brenda apo jashtë kufijve të Atdheut.
Natyrisht që Shqipëria ka një legjislacion të përparuar ku janë sanksionuar parimet themelore të lirive dhe të drejtat themelore të individit dhe natyrisht ka një përmirësim rrënjësor të trajtimit të shtetasve në përballjen e tij me shtetin dhe strukturat shtrënguese të tij, por megjithatë jemi mjaft larg standarteve të vendeve Europiane për të garantuar liritë dhe të drejtat themelore të individit.
Të respektosh dhe të mbrosh individin do të thotë që të ndërtohen drejt marrëdhëniet shtet-shoqëri, ku shteti drejton duke i shërbyer shoqërisë duke plotësuar të gjitha nevojat e domosdoshme të saj. I garanton një mbrojtje shoqërisë duke respektuar liritë dhe të drejtat e çdo shtetasi të tij.
Vazhdimisht politikanët propagandojnë ekzistencën e shtetit ligjor në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, por askush nuk është i interesuar për arbitrin e paanshëm, pushtetin gjyqësor krejtësisht të pavarur dhe garant i zgjidhjes së konfliktit individ-shtet, garant i dhënies së drejtësisë.
Është e pajustifikueshme fakti që të gjithë në unison kanë konstatuar dhe deklamojnë ekzistencën e një sistemi gjyqësor të korruptuar dhe të paanshëm dhe askush deri më sot nuk ka mundur të zgjidhë këtë ngërç të shoqërisë.
Në jetën e përditshme qytetari i thjeshtë legjislacionin e përparuar dhe të drejtat e tij të sanksionuara në Kushtetutë i mëson në përballjen e tij me pushtetin legjislativ sa herë që voton, me pushtetin ekzekutiv në burokracinë që ndesh në zgjidhjen e problematikave dhe halleve të tij dhe me pushtetin gjyqësor, në gjyqet pafund që zhvillon për të realizuar të drejtat e tij për shkak të paaftësisë apo korruptivitetit të gjyqtarëve.
Të dekriminalizosh një shoqëri, të pretendosh të ndërtosh një shoqëri të lirë demokratike do të thotë të garantosh të drejtat dhe liritë themelore të individit, do të thotë që të gjitha pushtetet, strukturat drejtuese të shtetit, individë me apo jo pushtet të mund të realizojnë të drejtën e tyre përpara një pushteti gjyqësor të pavarur dhe profesional, në kushte pariteti ligjor.
Qytetari me votën e tij të drejtpërdrejtë zgjedh Parlamentin e vendit, zgjedh pushtetin ekzekutiv të qeverisë qendrore nëpërmjet delegimit të vullnetit të tij të zgjedhurve prej tij, zgjedh me votë të drejtpërdrejtë qeveritarët vendorë dhe manipulohet dhe humbet të gjitha liritë dhe të drejtat e tij nëpërmjet pushtetit gjyqësor jo të zgjedhur prej tij por të emëruar jashtë vullnetit të tij.
Pra, inekzistenca e një pushteti gjyqësor të pavarur dhe denigrimi i këtij pushteti ndodh pikërisht sepse ky pushtet nuk ka qënë deri më tani shprehje e përzgjedhjes së vullnetit të qytetarit por, përzgjedhje interesash politike, nepotiste dhe aferash personale.
Kohët e fundit është rënë dakord nga politika që të krijohet Gjykata Administrative duke trumbetuar se kjo përfundimisht do të zgjidhë problemet e biznesit.
Natyrisht është një zgjidhje pozitive, por Gjykata Administrative pa një reformë të plotë në përzgjedhjen e gjyqtarëve, nuk do të kishte asnjë vlerë.
Fakti që çështjet do të gjykojnë nga një apo nga tre gjyqtarë nuk janë çelësi magjik i zgjidhjes së problematikave të gjyqësorit. Gjykata Administrative do të plotësohet me gjyqtarë nga personeli ekzistues dhe do të përzgjidhen po nga akordet e politikës, pra garantohet e njëjta vijueshmëri për të ruajtur interesa të veçanta dhe jo për të krijuar vërtet një Gjyqësor të paanshëm.
Janë prishur një numër i konsiderueshëm vendimesh në Gjykatën e Strasburgut, që mbartin në vetvete një faturë të rëndë ekonomike për taksapaguesit shqiptarë. Ky fakt nënkupton që janë prishur vendime që kanë kaluar filtrin e të gjithë shkallëve të gjyqësorit përfshi dhe Kolegjet e Bashkuara dhe Gjykatën Kushtetuese. Pra që në vendin tonë të reformosh nuk do të thotë të shtosh numrin e gjyqtarëve në një çështje por të reformosh do të thotë të ndërtosh në baza demokratike, pushtetin gjyqësor.
Për të luftuar kolapsin në sistemin gjyqësor duhet që qytetari drejtpërsëdrejti të përzgjedhë gjykatësin e tij, i cili të kandidojë dhe të paraqesë vlerat e tij përpara zgjedhësve dhe për sa kohë do të shërbejë me profesionalizëm dhe me ndershmëri do të vazhdojë punën e tij në të kundërt vullneti i zgjedhësve të tij do ta largojë atë dhe imunitetin e tij nga sistemi gjyqësor.
Është e papranueshme dhe denigruese që nën koracën e imunitetit një gjyqtar të mos mbajë asnjë përgjegjësi për vendime të gabuara të dhëna prej tij, vendime që jo rrallë herë kanë sjellë dëme të pariparueshme për shumë qytetarë.
Fakti i mosndëshkimit të gjyqtarëve që kanë shkaktuar dëme në dhënien e vendimeve të gabuara, qoftë për arsye korruptive apo për paaftësi të tyre, i ka vendosur këta gjyqtarë mbi Ligjin, duke cënuar Kushtetutën dhe parimin themelor të barazisë së shtetasve përpara ligjit.
Cilido qoftë profesioni i një shtetasi, përpara Ligjit të gjithë janë të barabartë dhe i nënshtrohen kurdoherë Ligjit. Nuk është e rastit konstatimi i vazhdueshëm nga të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë se thembra e Akilit në Shqipëri është drejtësia. Ky konstatim ka të bëjë me faktin e mos ekzistencës së pavarësisë së këtij pushteti, uzurpimit të tij nga forcat politike që e përdorin për interesa meskine.
Rasti i fundit i përzgjedhjes dhe emërimit të Avokatit të popullit ishte shprehje e mendësisë që politika e sotme ka për pushtetin e gjyqësorit.
Avokati i popullit është një Institucion që i shërben gjithë popullit dhe nuk mund të përzgjidhet me dëgjesa të vendosura mbi bazën e aktorëve politikë.
Pushteti gjyqësor si një nga pushtetet e pavarura që garanton shtetin e së drejtës, duhet të jetë shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të zgjedhësve dhe jo ndërthurje e interesave politike sepse në të kundërt ky pushtet nuk do të garantonte të drejtat e asaj pjese të popullsisë apolitike përballë militantizmit politik dhe trysnisë dhe interesave të individëve të veshur me pushtet.
Ekzistenca e një sërë problemesh madhore të pazgjidhura në Shqipëri, si çështja e pronave apo dëmshpërblimi i të përndjekurve kanë të bëjnë pikërisht me faktin e mosekzistencën së një pushteti të pavarur të gjyqësorit i cili nuk ka mundur të garantojë barazinë e palëve në një proces.
Vendet demokratike kanë ndërtuar shtetin e së drejtës duke vendosur në themelet e shoqërisë së tyre parime themelore të gatuara me gjakun e brezave të mëparshëm, parime që ne sot i kemi të gatshme, por nuk mjafton t’i njohim ato por t’i instalojmë në themelet e shoqërisë sonë, t’i rrënjosim në brezin e ri, për të garantuar një Shqipëri demokratike.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)