E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditë të vështira dhe netë pa gjumë për Lukas Papadhimos

ATHINE - Ndaj të gdhirë e lë zyrën e tij kryeministri i ri i Greqisë, Lukas Papadhimos. Mediat thonë se javën e kaluar dy ditë me radhë ai shkoi në shtëpi në orën 6 të mëngjesit, për disa orë një gjumë, dhe u kthye përsëri në zyrë, për të shfletuar dosjet e krizës, që kanë formuar një “pirg” të madh në tryezën e tij të punës.

Shpenzon ditën në takime të vazhdueshme me ministrat dhe flet shpesh në telefon, veçanërisht me Venizelosin dhe anëtarët e ekipit ekonomik, ndërkohë që është duke u përgatitur intensivisht për udhëtimin e tij të parë në Evropë në cilësinë e kryeministrit të vendit. 

Të hënën ai do të qëndrojë në Bruksel, ndërsa të martën në Luksemburg. Qëllimi i Papadhimos në këtë udhëtim dy ditor, është të shqyrtojë qëllimet e Evropës ndaj Greqisë pas ndryshimit të udhëheqjes në Athinë dhe pas dridhjes që pësuan marrëdhëniet e BE me vendin e tij, për shkak të shpalljes së referendumit mbi marrëveshjen e 26 tetorit. 

Papadhimos (i cili do të takojë të hënën kreun e Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy dhe kreun e Komisionit Evropian, Hoze Barroso, ndërsa të martën në Luksemburg kreun e Eurogrup, Jean-Claude Juncker), do të bëjë të pamundurën për të bindur bashkëbiseduesit se Greqia do të respektojë plotësisht angazhimet e ndërmarra në Memorandumin e Planit Afatmesëm dhe në marrëveshjen e re të kredisë.
Për më tepër, kryeministri pritet të japë garanci se qeveria e tij do të vazhdojë programin e ndryshimeve strukturore dhe reformat që kishte filluar të zbatonte qeveria e Papandreut.

Qëllimi i gjithë kësaj është
1. Lirimi i shpejtë i këstit të gjashtë të kredisë, 8 miliardë Euro, në mënyrë që të shmanget përkohësisht një falimentim të pakontrolluar.
2. Përshpejtimi i mbylles së marrëveshjes së 26 tetorit për një paketë të re ndihme për Greqinë me vlerë 130.000.000.000 €.

Në bisedimet që kryeministri grek do ketë me zyrtarë të lartë evropianë, do jetë padyshim edhe vetoja që ka vënë kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, për kërkesën e Brukselit lidhur me nënshkrimin e një garancie për angazhimet që rrjedhin prej marrëveshjes së 26 tetorit. Nëse e kapërcen këtë pengesë, gjërat do të bëhet mjaft më të lehta për Papadhimos, i cili tashmë gëzon një popullaritet të madh.

Një pjesë e të anketuarve madje, përvec mbështejtes për Papadhimos thonë se do të donin të zgjatej mandati i kësaj qeverie edhe përtej 19 shkurtit.
Kryeministri i ri, megjithatë, shmang çdo diskutim mbi këtë temë. Në deklaratën që bëri, sipas së cilës "Kam shumë punë para meje", nuk la vend për zgjerimin e këtij debati. Nuk dihet nëse ai është i interesuar që të mbetet në qendër të vëmendjes politike edhe pas përfundimit të mandatit të qeverisë së pajtimit kombëtar.

Sa për dy liderët e partive më të mëdha, Papandreu dhe Samaras... Nëse kryeministri i ri do t’ia dalë, askush prej tyre nuk do të refuzojë të përfitojë nga suksesi. E nëse ai do të dështojë, atëherë do të thonë se ishte një bankier, të cilit iu kërkua të heqë gështenjat nga zjarri në një kohë kritike për vendin, por nuk ia arriti ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›