“The Sun”: Beyonce për herë të parë me fustanin e nusërisë
LONDËR- Në emisionin “Live At Roseland” këngëtarja Beyonce rrëfen se si ra në dashuri me rreperin JAY-Z, ndërsa The Sun publikon për herë të parë një foto, ku Beyonce shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë.
Ajo ka rrëfyer pjesë intime nga jeta e tyre, ndërsa është shprehur se momenti kur ai i ka dhuruar unazën e martesës ka qënë më i bukuri në jetën e saj.
Beyonce shprehet se dashuria dhe martesa me JAY-Z e ka bërë më të fortë. “Ndjehem më e kompletuar se kurrë, më e bukur se asnjëherë tjetër, e fortë dhe krenare për veten”, thotë ajo.
Ata u martuan në prill të 2008-ës në privatësi të plotë. Edhe sot e kësaj dite nuk është publikuar ende asnjë foto prej tyre. Ata presin ta bekojnë martesën, me një fëmijë.
(ma.ar/BalkanWeb)