Greqi, pas takimeve Trojka s’ka komente për këstin e 6
ATHINE - Ekipi i Trojkës që mbërriti dje në Athinë, kontaktet e para i zhvilloi me krerët e qeverisë greke.
Përfaqësuesit e FMN, Komisionit Evrpian dhe BQE takuan dje kryeministrin Papadhimos dhe ministrin e Financave Venizelos.
Fokusi i diskutimit ishte buxheti i 2012, drafti final i të cilit u paraqit dje në Parlament, përgatitja e Memorandumit të ri të rishikuar pas marrëveshjes së 26 tetorit, plotësimi i kushteve për lirimin e këstit të gjashtë, si dhe paketa e re e mbështetjes prej 130 mld Euro për ekonominë greke.
Trojka i vijoi takimet sot me kryetarin e PASOK-ut Jorgos Papandreu dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, ndërsa nesër do takojnë kryetarin e LAOS Jorgos Karaxhaferis.
Pas takimit me Papandreun, Paul Thomsen i FMN, u pyet për lirimin e këstit të gjashtë, por përgjigja e tij ishte: "Asnjë koment".
Ndërkohë mësohet se projektbuxhet i ri i vitit 2012, megjithëse u vlerësua si një buxhet që ka peshë në përpjekjet për daljen nga kriza, nuk i ka prekur pagat e deputetëve të parlamentit dhe kompensimet e tyre.
Buxheti që mori miratimin e PASOK, ND dhe LAOS, forcat e koalicionit qeveritar, ka parashikuar shkurtime edhe në shpenzimet e parlamentit, të cilat kapin shifrën 27 milionë euro.
Por edhe pse janë bërë shkurtime, kryesisht në pagat e punonjësve të administratës, në qiratë e zyrave dhe shpenzime të tjera, duket se ajo cka është më e rëndësishmja, pagat e deputetëve, shpenzimet për kompensimet e tyre, udhëtimet, pagesat shtesë për pjesëmarrjen në komisione dhe shpërblimet për ta, kanë mbetur pothuajse të paprekura.
Eshtë lehtësisht e kuptueshme se një nga pikat e buxhetit, që do të marrë konsensusin më të gjerë të Parlamentit, është pikërisht ajo që parashikon, se pagat e deputetëve do të mbeten të paprekura edhe për vitin 2012. Lidhje te tjera Ditë të vështira dhe netë pa gjumë për Lukas Papadhimos