E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi i vogel teknike e re ne Teatrin e Kukullave

Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të fëmijëve aktorët  shqiptar dhe spektatorët e vegjël do të bëhen pjesë e një teatri me teknikë krejtësisht të re. Regjisori dhe profesori i njohur bullgar Bonjo Lungov prej disa ditësh punon në Tiranë me artistët shqiptar për premierën e shfaqjes “Princi i vogël”. Këndvështrimi interesant për të gjitha moshat, do të shfaqet të premten pasdite.

“Do të ftojmë në këtë shafqje fëmijët nga mosha 2 deri 89 vjeç. Është një subjekt që do të ngacmojë të gjithë. Synon të zgjojë atë botë fëminore që ekziston tek të vegjlit, por mbetet e fshehur edhe tek të rriturit. Për herë të parë në Tiranë do të përdorim një teknikë të re, të cilën artistët shqiptar e kanë përqafuar shumë mirë, por gjithçka do ta gjykojë publiku”-thotë Lungov.

“Jo stërmundim, por më tepër gjithë atë mësim sepse për ne ishte më tepër një mësim sesa një lodhje e rëndomtë. Duke qenë se ne kemi punuar për një shfaqje teatri qoftë edhe me një teknikë të re kukulle, ishte një lloj experience dhe për mua ishte dhe një shkollë e veçantë”-thotë aktoti, Denard Xhillari.

Teknika e sjellë nga Lungov, me një eksperiencë të gjatë në shumë skena të Europë,  konsiston në ndriçimin nëpërmjet dritës vetëm të kukullës, ndërsa tre aktorët që e lëvizin atë, mbeten të padukshëm. Bullgaria renditet ndër tre vendet e parë në botë për nivelin e teatrit të fëmijëve.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›