Ditë zie në Rusi

Sot në Rusi është ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të sulmit në aeroportin e Moskës.
Nga sulmi vetvrasës në aeroportin më të ngarkuar të Rusisë, atë të Domodedovos në Moskë, humbën jetën 35 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Në mesin e viktimave tetë ishin të huaj.
Presidenti rus ka kritikuar forcat e sigurisë që nuk kanë qenë në nivel të detyrës.
Ai paralajmëroi se do të ketë ndëshkime nëse hetimi do të nxjerrë se ka patur neglizhencë. Medvedev foli për nevojën e një sistemi të ri masash, njësoj si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.