Mjeku i Jacksonit nuk ndjehet fajtor

Nga Express më 25 janar 2011 në ora 22:48
Mjeku i ish-yllit të muzikës pop Michael Jackson, dr Conrad Murray, gjatë një seance gjyqësore të mbajtur në Los Angjelos, ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për vrasjen e paqëllimtë të Jacksonit.
Dr Murray akuzohet se ka vrarë paqëllim ish-yllin e muzikës, pasi i ka dhënë dozë të tepruar të medikamenteve.
Akuza ndaj mjekut kujdestar të Jacksonit është bërë në bazë të dëshmisë së rojës së tij.
Dr Murray gjatë seancës u këshillua disa herë me avokatin e tij, deri sa mohonte akuzën e ngritur ndaj tij.