Gifords në gjendje të mirë

Është përmirësuar gjendja e senatores amerikane Gabriel Gifords, e cila u qëllua në kokë javë më parë në Tuskon të Arizonës.
Mjekët e kanë cilësuar gjendjen shëndetësore të Gifords si të mirë por burimet nga spitali theksojnë se Gifords mund të shkojë në një klinikë rehabilitimi.
Në sulmin e 8 janarit ku u plagos senatorja Gabriel Gifords u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 12 të tjerë.