E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dite zie per Indycar humb jeten Wheldon

Bota e motorsportit është në zi, pasi gara e Serisë Indi car e zhvilluar në Las Vegas ka përfunduar me një tragjedi të vërtetë. Dan Wheldon një nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti dhe fituesi i garës së 500 Milje të Indianapolis, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të frikshëm në pistë. 

Në xhiron e 12-të të garës 15 makina janë përplasur dhunshëm. 13 persona janë plagosur, ndërsa piloti britanik nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes megjithë ndihmën e shpejtë mjeksore që mori në fillim në pistë dhe më pas në spital. “Një ditë e trishtueshme për Indin. Duhet të informoj se Dan Wheldon është shuar si pasojë e plagëve të rënda”, ka bërë të ditur Randy Benard, drejtori i përgjithshëm i IndyCar.

Historia e pilotit britanik bëhet akoma më tragjike, pasi ai ishte kthyer në pistë për cmimin 5 millionë dollar të vendosur nga Federata për fituesin e garës së fundit sezonale. Por e gjithë kjo është kthyer në një tragjedi, që i ka marrë jetën Whendom. Në nder të tij, pilotët e tjerë të Serisë Indi kanë zhvilluar pesë xhiro në pistën fatale për 33-vjecarin anglez.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›